Aktualitet

E goditën nga pas me bombulën për fikjen e zjarrit/ Shqiptarja humbet jetën në një hotel në Belgjikë, e shkuara e saj: P

16 Mars 2021, 13:19 Nga DOSJA
E goditën nga pas me bombulën për fikjen e zjarrit/ Shqiptarja

BRUKSEL– Një 33-vjeçare me origjinë nga Divjaka, Xhuljeta Lala, ka ndërruar jetë mesditën e djeshme në një hotel në Bruksel. Teksa ka qënë në orarin e punës në një hotel në Bruksel ku merrej me pastrimin e tij, një person i ka shkuar nga pas Xhuljetës dhe e ka goditur me një bombul që shërbente për fikjen e zjarrit.

Ka qenë policia ajo që ka njoftuar motrat dhe vëllain e Xhuljetës për ngjarjen e ndodhur. Pas ngjarjes mësohet se policia ka arrestuar autorin dhe e ka klasifikuar si njeri me probleme të shëndetit mendor.

Daja i viktimës, Trifon Caponi ka zbuluar se si e mësuan lajmin e hidhur duke thënë: “E pamë direkt nga Facebook lajmin, e morën vesh dynjaja pastaj ne se unë s’para shoh mirë. Ishte njeri punëtor, i thjeshtë. Iku si njeri i zakonshëm për punë, me të drejtat e veta dhe të shtetit. Nga ora 11:30 duke pastruar në hotel, del një person në enigmë që e godet nga pas me këto bombolat e zjarrit. Kolegia e saj, e cila ka qenë me fytyrë e ka parë dhe është larguar direkt. Kjo ka qenë me kurriz, ndaj e ka goditur direkt. Morëm vesh se e kanë marrë dhe e kanë çuar në spital, sot nuk e di çfarë kanë bërë tek morgue e të gjithë të tjerat.”

Xhuljeta Lala jetonte me vëllain dhe 3 motrat në Begjikë prej rreth 10 vitesh. Ata u larguan për një jetë më të mirë pas vrasjes së 2 prindërve nga një person nga Divjaka rreth 20 vite më parë.

Caponi ka rrëfyer historinë e hidhur të familjes që detyroi vajzat të emigronin larg Shqipërisë: “Para 19 vjetësh, një djalë Divjake i ka vrarë në një natë të dy prindërit dhe një nga motrat u plagos. Kjo që po flasim tani, me gjithë vëllain kanë hyrë poshtë krevatit dhe kanë shpëtuar nga plumbat atje. Fatkeqësia e gjurmoi atje. Direkt u larguan për Greqi, pastaj për në Belgjikë për një jetë më të mirë, larg këtyre gjërave që nuk mund t’i shikojmë dot me sy.

Atëherë kur ndodhi ngjarja, i kam kërkuar kryeministrit që ka qenë në detyrë atëherë, Pandeli Majko. I kam thënë që nuk dua vetëgjyqësi, por shteti ta kapë personin e ta varë para syve të të gjithë popullit. Pandeli Majko më është përgjigjur që ky ligj është hequr.”

Sa i përket pistës së hetimit, thotë se nuk mund ta hedhë dyshime pasi nuk kanë pasur debate me askënd. Ndërsa për versionin që jep policia, sqaron se: “Ka qenë një njeri me të meta mendore, i dalë nga psikiatria, ka hyrë në hotel dhe ndodhi kjo e papritur që na lëndoi neve për së dyti herë.”

Marre nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete shqiptarja ne bruksel xhuljeta lala nderron jete shqiptarja ne bruksel xhuljeta lala

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 12:45

DURRËS– Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur 21 persona të cilët akuzohen per krime zgjedhore. Sipas njoftimit të Porkurorisë ...