Aktualitet

LAJM I MIRË! Hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4 te “Shqiponja”, javët e ardhshme hapet një tjetër nën

16 Mars 2021, 12:59 Nga DOSJA
LAJM I MIRË! Hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4

TIRANË– Ditën e sotme është hapur për qarkullimin e automjeteve një nga tunelet në ish sheshin ‘Shqiponja’. Ky nënkalim do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve që vijnë nga Tirana dhe shkojnë në drejtim të Durrësit.

Ministrja Belinda Balluku ishte prezente ditën e sotme në kantierin e ndërtimit, prej nga bëri të ditur se punimet do të vijojnë e se javët e ardhshme do të hapet një tjetër tunel.

“Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin. Kemi bërë hapjen e tunelit të 4. Makinat që dalin nga Tirana që vijnë nga pallati me shigjeta apo nga ura e lidhjes me tegu kalojnë direkt te autostrada. Këto nuk janë lëvizjet definitive që do të ketë projekti. Këto tunele po hapen paraprakisht për trafikun. Ska qenë i lehtë për tu menaxhuar. Të gjithë drejtuesit do të orientohen nga policia“, tha Balluku.

Ndër të tjera ajo shtoi se trafiku është një problem për këdo që përdor makinën, ndaj është një nevojë e jashtëzakonshme që punimet të përfundojnë.

Ju kemi ndjekur, e dimë që keni punuar natë e ditë. Ne jemi të gjithë përdorues atomjetesh dhe e dimë se çfarë do të thotë të qëndrosh për orë të tëra në trafik. Është nevojë e jashtëzakonshme që kjo të përfundojë. Për ne është e nevojshme që punimet të përfundojnë një orë e më parë‘- është shprehur ministrja.

“Jemi duke punuar në aksin 1 që do rregullojë trafikun për të ardhur nga Tirana drejt Durrësit. Është harmozinuar projekti për të zgjidhur trafikun. Faza e parë është hapja e këtij tuneli, faza e dytë do jetë javës që vjen. Faza e dytë është futja e trafikut nga astiri në sheshin shqiponja“, tha inxhinieri.

Afati për përfundimin e veprës është muaji shkurt i vitit të ardhshëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet tuneli te shqiponja rruga te ish-shqiponja rruget ne tirane hapet tuneli te shqiponja rruga te ish-shqiponja rruget ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 12:45

DURRËS– Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur 21 persona të cilët akuzohen per krime zgjedhore. Sipas njoftimit të Porkurorisë ...