Bota

“Nuk do t’iu jap rezultatin e rishikimeve”/ Nis konferenca e EMA-së për AstraZenecën: Jam për t’iu shpjeguar procesi

16 Mars 2021, 13:17 Nga DOSJA
“Nuk do t’iu jap rezultatin e rishikimeve”/ Nis konferenca e

BRUKSEL- Kryetarja e Agjencisë së Barnave në Evropë (EMA), Emer Cooke gjatë konferencës që EMA po mban për vaksinën e AstraZenecës, ka thënë se rreziku i përfitimit është më i lartë se i humbjes. Gjatë fjalës së saj, Cooke ka thënë se ekspertët e  EMA-së po vijojnë që të analizojnë dhe hetojnë rastet që kanë shfaqur efekte si mpiksje gjaku dhe çrregullime tromboembolike në mënyrë që të dalin në një përfundim. Cooke gjithashtu tha se në një sitatë të tillë ku po vaksinohen miliona njerëz kjo gjë është e pritshme.

“Ne thamë shumë qartë se rreziku i përfitimit mbetet pozitiv. Ne kemi vazhduar të vlerësojmë dhe marrim efekte anësore të mundshme … Ne kemi tërhequr raste nga i gjithë rrjeti me ekspertizë specifike në mpiksjen dhe çrregullimet tromboembolike, kështu që është një proces i vazhdueshëm. Unë nuk jam këtu për t’ju dhënë rezultatin e ndonjë rishikimi shkencor, unë jam këtu për të shpjeguar hapat në proces se çfarë po bëjmë dhe kur mund të prisni që ne të vijmë në një përfundim. Një situatë si kjo nuk është e papritur kur vaksinoni miliona njerëz. Është e pashmangshme që të kemi raste të rralla ose serioze të sëmundjeve që ndodhin pas vaksinimit,” tha ajo.

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia,  Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja, Italia, Gjermania, Franca, Suedia, Venezuela dhe Portugalia. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astarzeneca emer cooke astarzeneca emer cooke

Sondazh

Poll