Bota

“Numri është i njëjtë si në popullatën e përgjithshme”/ Kryetarja e EMA-së: Nuk kemi tregues që vaksinimi ka shkakt

16 Mars 2021, 13:35 Nga DOSJA
“Numri është i njëjtë si në popullatën e

BRUKSEL- Kryetarja e Agjencisë së Barnave në Evropë (EMA), Emer Cooke gjatë konferencës që EMA po mban për vaksinën e AstraZenecës, ka thënë se duhet që të analizohen të gjithë faktet para se të dalin në një përfundim. Cooke është shprehur se deri tani nuk ka asnjë provë që lidhin rastet e mpikjes së gjakut me vaksinën e AstraZenecës.

“Ne duhet të kemi së pari faktet, nuk mund të vijmë në një përfundim derisa të kemi bërë një analizë të plotë shkencore. Aktualisht, nuk ka asnjë tregues se vaksinimi ka shkaktuar këto sëmundje. Ato nuk kanë dalë në provat klinike dhe nuk renditen si ngjarje anësore të njohura ose të pritshme me këtë vaksinë. Në provat klinike si personat e vaksinuar ashtu edhe ata që morën një dozë kanë treguar një numër shumë të vogël të zhvillimeve të mpiksjes së gjakut. Numri i ngjarjeve tromboembolike në përgjithësi në njerëzit e vaksinuar duket se nuk është më i lartë se ai i parë në popullatën e përgjithshme,” tha ajo.

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia,  Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja, Italia, Gjermania, Franca, Suedia, Venezuela dhe Portugalia. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca ema emer cooke astrazeneca ema emer cooke

Sondazh

Poll