Bota

SHBA kryen stërvitje me Koren e Jugut, Kim Yo Jong nuk ia përton: Nëse dëshiron të flejë e qetë, të përmbahet

16 Mars 2021, 12:53 Nga DOSJA
SHBA kryen stërvitje me Koren e Jugut, Kim Yo Jong nuk ia përton:

KORE E VERIUT- Motra e udhëheqësit së Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Kim Yo Jong ka paralajmëruar administratën e Joe Biden. CNN shkruan se, Kim Yo Jong në një mesazh për Shtëpinë e Bardhë dhe Amerikën ka thënë se nëse do që të flejë e qetë në katër vitet e ardhshme, më mirë që qendrojë pasive dhe mos të përhap erën e barutit në tokën koreane.

“Një këshillë për administratën e re të Shteteve të Bashkuara që po lufton për të përhapur erën e barutit në tokën tonë nga përtej oqeanit. Nëse dëshiron të flerë në paqe për katër vitet e ardhshme, do të ishte më mirë të përmbahej dhe të mos përhapte erë të keqe që në hapin e saj të parë,” tha ajo.

Paralajmërimi i motrës së diktatorit korean, ka ardhur pasi SHBA dhe Koreja e Jugut po kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake të stimuluara nga Sekretari i Shtetit i SHBA Tony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden kim jong un kim yo-jong perplasje shba-kore e veriut joe biden kim jong un kim yo-jong perplasje shba-kore e veriut

Sondazh

Poll