Bota

Covid në Kosovë, masat nuk ndryshohen, pritet të nisë mësimi online

16 Mars 2021, 11:47 Nga DOSJA
Covid në Kosovë, masat nuk ndryshohen, pritet të nisë

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se masat anti-Covid nuk do të ndryshohen për të paktën 2 javët e ardhshme. Në njoftimin e qeverisë thuhet se numri i infektimeve është stabël, ndërkohë që për të ruajtur mësuesit dhe fëmijët mësimi në Kosovë pritet të vijojë online për dy javë. Mësimi online pritet që të nisë nga 22 marsi.

“Është vendosur që të mbesin në fuqi masat e njëjta kundër COVID-19, pasi që është vlerësuar se trendet janë stabile. Ndërkohë që po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite pas takimit të përbashkët të MASH-it, MSH-së, IKSHPK-së, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve,” thuhet të njoftimin e qeverisë.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë, janë regjistruar persona me Covid, ndërsa 1,715 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti covid ne kosove avdullah hoti covid ne kosove

Sondazh

Poll