Aktualitet

Ekzekutimi i ‘Padronit të Drogës’, shpallen në kërkim dy persona të tjerë, nëna e vrasësit zbuloi të birin: Është

16 Mars 2021, 12:42 Nga DOSJA
Ekzekutimi i ‘Padronit të Drogës’, shpallen në

TIRANË– Dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar janë shpallur në kërkim për vrasjen “Padronit të Drogës”, Behar Sofia. Dosja.al mëson se dy të shpallurit në kërkim, janë pjesë e grupir të katër personave që janë pas hekurave, të cilët akuzohen se kanë kryer vrasjen e 66-vjeçarit, ngjarje e ndodhur më 25 shkurt, pranë Piramidës në Tiranë.

Dosja.al ka mësuar se ka qenë nëna e të arrestuarit në rolin e ekzekutorit Enejt Shyti, Klotilda, ajo që ka ndihmuar në zbardhjen e vrasjes mafioze. Vetë nëna e 24-vjeçarit ka konfirmuar rrobat që djali i saj mbante veshur në momentin që ka dalë nga shtëpia, mëngjesin e 25 shkurtit. Ajo madje ka konfirmuar faktin se i biri ishte larguar drejt Malit të Zi.

Po. Kishte veshur një xhup ngjyrë blu me kapuç, me brez në forme pellushi. Ka ikur në Malin e Zi, ku punon,”- ka thënë ajo.

Ndërsa vëllai i binjak i Shytit, mësohet të ketë thënë se biçikletën që ka përdorur 24-vjeçari për tu larguar nga vendi i krimit, ia kishte marrë një shoku. Ergit Shyti, ka treguar ndër të tjera se kur është kthyer nga Greqia, i ka dhuruar Enejtit një monopatinë, por pak ditë para krimit, 24-vjeçari e ka ndërruar dhuratën me biçikletën e një shoku. Binjaku ka rrëfyer gjithashtu se Enejt Shyti nuk shokë e shoqe në Tiranë, e as të dashur.

Biçikletën ia ka marrë një shoku. Kur erdha nga Greqia i solla një monopatinë, që e ndërroi me biçikletën. Enejti nuk ka shokë e shoqe në Tiranë, nuk del me njeri. Nuk frekuentohet me asnjë vajzë dhe nuk ka të dashur,”- ka thënë Ergit Shyti.

Katër persona janë vënë aktualisht në pranga për vrasjen e Behar Sofias. Enejt Shyti që ka pranuar rolin e ekzekutorit dhe zbërtheu emrat e tjerë. Ai zbuloi se ishte Skënder Vathi ai që i kishte premtuar 50 mijë euro në këmbin të vrasjes, ndërsa ndërmjetësi që e kishte ‘kontratuar’ ishte Xhuljano Visha. I prangosuri tjetër është Leonar Xhixha. Të katër u lanë dje në burg, ndërkohë që Vathi dhe Visha mohuan njohjen me Shytin.

Si ndodhi vrasja e Sofias?

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25- shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 dhe duke çaluar e qëlloi dy herë me armë zjarri. Arma e krimit nuk është gjetur ende, ashtu sikurse nuk dihet ‘urdhëruesi’ që fshihet pas kësaj bande..

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enejt shyti leonar xhixha skënder vathi vritet behar sofia xhuljano visha enejt shyti leonar xhixha skënder vathi vritet behar sofia xhuljano visha

Sondazh

Poll