Bota

Konfirmohet/ Takimi çështjen e Presidentit mes Kurtit, Osmanit dhe Abdixhikut do të mbahet të Premten

16 Mars 2021, 11:20 Nga DOSJA
Konfirmohet/ Takimi çështjen e Presidentit mes Kurtit, Osmanit dhe

KOSOVË- Kreu më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar takimin e ditës së premte me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për konsultimin e formimin e institucioneve si dhe për çështjen e Presidentit. Abdixhiku tha se pas konsolidimit të të gjitha organeve drejtuese të LDK-së, ai do të vazhdojnë takimin me Kurtin dhe Osmanin.

“Po besoj që gjatë javës do të kemi konsolidimin e gjitha organeve drejtuese të LDK-së, dhe do të vazhdojmë konsultimet e brendshme për zhvillimet politike në vend. Takimin e radhës e kemi të konfirmuar me Osmanin dhe kryetarin e LVV-së për këtë të premten në orën 14:30, do të vazhdoj konsultimet me akterët e brendshëm të LDK-së për këtë takim”, u shpreh Abdixhiku.

Ai tha se do të jetë konstruktiv me qeverinë e re dhe do të punojë afër në mënyrë që t’i shërbejë institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës.

“Meqenëse jemi në këtë tempull këtu, është se do të punojmë për interesin e Republikës së Kosovës, do të jemi konstruktiv dhe të afërt me njëri-tjetrin duke projektuar idetë tona dhe duke i shërbyer institucioneve të Kosovës që janë ndërtuar me sakrificë të madhe”, u shpreh kryetari i LDK-së.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti lumir abdixhiku vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove albin kurti lumir abdixhiku vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll