Bota

Spanja mund të pezullojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca për 15 ditë, pritet vendimi i qeverisë

15 Mars 2021, 17:48 Nga DOSJA
Spanja mund të pezullojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

SPANJË-Spanja do të ndalojë përdorimin e vaksinës anti-Covid, AstraZeneca për të paktën 15 ditë. Sipas TheGuadian, lajmi është konfirmuar nga radio Cadena Ser.

Ndërkohë, që ministri i shëndetësisë duhet të publikonte një vendim, pasi një numër i lartë vendesh kanë ndaluar përdorimin e AstraZeneca, pas shqetësimeve se ka shkaktuar efekte anësore. Por, ai nuk ka pranuar të komentojë.

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia,  Greqia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja e Suedia; së fundmi i është shtuar Italia, Gjermania dhe Franca. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota spanja pezullon vaksinen astrazeneca spanja pezullon vaksinen astrazeneca

Sondazh

Poll