Bota

Nga raketat ruse te deti/ NATO: Kemi dallime serioze me Turqinë për disa çështje, do të bëjmë çdo gjë që të ulen tens

15 Mars 2021, 17:12 Nga DOSJA
Nga raketat ruse te deti/ NATO: Kemi dallime serioze me Turqinë për

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha ditën e sotme, se ai ka “shqetësime serioze” lidhur me veprimet e shtetit anëtar Turqi, por këmbënguli se aleanca ishte një platformë e rëndësishme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që përfshijnë Ankaranë.

Sipas mediave të huaja, Stoltenberg theksoi se roli i NATO-s është të bëjë gjithçka mundet për të ulur tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Po ashtu mësohet se ai ka thënë se NATO dhe BE bashkëpunojnë me Turqinë për shumë çështje të ndryshme përfshirë çështjen e emigracionit.

Ne të gjithë e dimë se ka dallime serioze për disa çështje, nga Mesdheu Lindor, vendimi turk për të blerë “S-400” ruse, ose në lidhje me të drejtat demokratike në Turqi. Ne jemi një aleancë me 30 aleatë të ndryshëm. NATO ofron një platformë të rëndësishme për diskutimin e këtyre çështjeve dhe për diskutime serioze mbi shqetësime të ndryshme: nga Mesdheu Lindor te shumë çështje të tjera ne kemi krijuar atë që quhet një mekanizëm parandalues ​​midis Greqisë dhe Turqisë. Tani shohim se kemi ndihmuar në hapjen e rrugës për bisedime midis Greqisë dhe Turqisë. Anijet e NATO-s janë të pranishme në Egje duke ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes midis BE dhe Turqisë” tha Stoltenberg.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jens stoltenberg jens stoltenberg

Sondazh

Poll