Bota

Agjencia Evropiane e Barnave përsërit mendimin për vaksinën AstraZeneca: Përfitimet janë më të mëdha se efektet anësor

15 Mars 2021, 17:40 Nga DOSJA
Agjencia Evropiane e Barnave përsërit mendimin për vaksinën

EVROPË-Agjencia Evropiane e Barnave ka ritheksuar sërish se vaksina anti-Covid, AstraZeneca ka më shumë përfitime sesa efekte anësore. Sipas TheGuardian, lajmi është konfirmuar nga një përfaqësues i saj Jon Henley.

Aktualisht EMA mbetet e mendimit se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19, me rrezikun e lidhur të shtrimit në spital dhe vdekjen, tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore,”-ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se EMA, po punon me AstraZeneca dhe rregullatorët kombëtar të shëndetit, për të analizuar të gjitha të dhënat në dispozicion dhe për të përcaktuar nëse vaksina ka shkaktuar efekte anësore.  Sipas tij një vendim përfundimtar do të jepet ditën e enjte.

“Komiteti i sigurisë i EMA do të mblidhet të martën dhe rregullatori do të njoftojë një vendim për çdo veprim të mëtejshëm të enjten. Jemi duke punuar për të dhënë rezultatet përfundimtare,”-ka thënë ai.

Mpiksje gjaku dhe vdekje! Shtohet lista e vendeve që pezullojnë vaksinën AstraZeneca/ Italia, Franca, Gjermania ‘stop’ prurjeve, OBSH: Mos ndaloni, s’ka prova se shkakton viktima (Qëndrimi i Shqipërisë)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pezullimi i astrazeneca pezullimi i astrazeneca

Sondazh

Poll