Gjermani: Partia e kancelares Merkel humb zgjedhjet në dy gara rajonale
15 Mars 2021, 16:12Nga DOSJA
GJERMANI- Partia e Kancelares gjermane Angela Merkel pësoi një humbje të konsiderueshme në dy shtete kryesore që zhvilluan zgjedhjet rajonale.
Votimi bëhet gjashtë muaj përpara zgjedhjeve kombëtare që do të përcaktojnë se kush do të pasojë zonjën Merkel në postin e kancelares.
Votimet në shtetin jugperëndimor të Baden-Wuerttembergut, një rajon të fuqishëm ekonomikisht dhe në shtetin fqinj Rheinland-Pfalz shihen si parësore për prirjen në shkallë kombëtare përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 26 shtatorit, në të cilat zonja Merkel nuk kandidon për herë të parë që prej më shumë se 15 vjetësh.
Mbështetja për Bashkimin Kristian-Demokrat të qendrës së djathtë dhe aleatin e saj konservator bavarez Bashkimi Kristiano-Social është zbehur sepse gjermanët ishin të pakënaqur me menaxhimin e krizës së koronavirusit, dhe me ngadalësinë dhe burokracinë në fushatën e vaksinimit, ndërsa gjermanët janë të shqetësuar për një valë të tretë të mundshme infeksionesh.
Reputacioni i CDU / CSU-së është dëmtuar gjithashtu nga pretendimet se anëtarët e parlamentit nga koalicioni qeverisës kishin përfituar nga marrëveshjet për prodhimin e maskave, duke detyruar tre ligjvënës të japin dorëheqjen ditët e fundit.
“Nuk ishte një mbrëmje e mirë zgjedhore për CDU-në,” u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i partisë, Zi Ziek pas rezultateve të sondazhit të zgjedhjeve.
Në Baden-Wuerttemberg, shteti i vetëm me një kryeministër nga partia e Gjelbër me prirje të majtë, rezultatet paraprake të së dielës në mbrëmje treguan se Të Gjelbrit dolën të parët, me 31.4% të votave ndaj 23.4% të CDU-së.
“Është një fillim i jashtëzakonshëm i një viti të jashtëzakonshëm zgjedhor,” tha Robert Habeck, një nga udhëheqësit e të Gjelbëve, sipas agjencisë Reuters.
Në Rheinland-Pfalz, rezultatet e votimit treguan partinë e Kryeministrit, Social Demokratët e qendrës së majtë, në epërsi ndaj CDU-së.
Marre nga: VOA
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI- Sa frymëzuese por edhe e trishtë është historia e infermieres britanike Krista Bose, e cila është diagnostikuar me sëmundjen e kancerit. Bose në një in...
SHBA- Këtë javë Presidenti Joe Biden fillon një turne në mbarë vendin për të mbështetur paketën ekonomike prej 1.9 trilionë dollarësh që parashikon pagesa të dr...
ITALI-Franca dhe Italia janë shtuar në listën e vendeve që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së Oxfordit-AstraZeneca.Sipas Metro, të dyja vendet, kanë thënë ...
BOTË– Itali, Austria, Holanda Danimarka dhe Gjermani, kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pasi sipas autoriteteve përkatëse, vaksina ka...
IZRAEL-Ditën e sotme është bërë përurimi i hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Sipas Gazeta Express, në cermoni kanë qenë të pranishëm ministria e pun...
Bota15 Mars 2021, 15:38
GREQI– Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë! Shoqëruesi i ish-kryediplomates greke, Dora Bakoyannis është përfshirë në një aksident, duke i marrë jetë...
Historitë në lidhje me njerëzit që pësojnë mpiksje gjaku menjëherë pas marrjes së vaksinës Oxford / AstraZeneca janë bërë një burim ankthi në mesin e udhëheqësv...
BE– Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të tjera të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia...
NORVEGJI-Norvegjia vazhdon të mbaj vendimin për të pezulluar përdorimin e vaksinave AstraZeneca, pasi një pacientë vdiq nga hemorragji cerebrale, pasi ka marrë ...