Bota

BE-ja shprehet e shqetësuar për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

15 Mars 2021, 17:25 Nga DOSJA
BE-ja shprehet e shqetësuar për hapjen e Ambasadës së

KOSOVË-Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për vendimin e Kosovës, nw hapjen e Ambasadës në Jerusalem.

Sipas Gazeta Express, një zëdhënës i BE-së ka thënë se Kosova nuk duhet ta kishte marrë këtë vendim, pasi të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian janë të vendosura në Tel Aviv.

Po ashtu, ai ritheksuar se pozicioni i BE-së në lidhje me Ambasadën në Jerusalem është i pandryshueshëm.

Pozicioni i BE-së është i njohur mirë dhe është në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 478, e vitit 1980, që thërret të gjitha shtetet anëtare të OKB-së që të tërheqin misionet e tyre diplomatike në Izrael nga Jerusalemi. Të gjitha shtetet e BE-së, sikur edhe delegacioni i BE-së në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv. BE-ja në vazhdimësi ka përsëritur përkushtimin e qartë për një zgjidhje të negociuar, të dy shteteve, të ndërtuar mbi parametrat e pranuar ndërkombëtarë dhe të drejtën ndërkombëtare. Pozicioni afatgjatë i BE-së është i qartë. Duhet të gjendet mënyra për zgjidhjen e statusit të Jerusalemit përmes negociatave, si një kryeqytet i ardhshëm i të dyja shteteve dhe të përmbushen aspiratat e të dyja palëve. Çështja e Jerusalemit është çështje e statusit final. Në këtë kontekst, çfarëdo hapi diplomatik i cili vë në dyshim qëndrimin e përbashkët të BE-së, është çështje për shqetësim serioz dhe keqardhje,”-ka thënë një zëdhënës i BE-së.

Ambasada e Kosovës në Izrael u hap ditën e djeshme. Ajo është pjesë e marrëveshjes që Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në shtator të viti të kaluar. Ndërkohë që hapja e kësaj ambasade është kundërshtuar nga Turqia si dhe Bashkimi Evropian.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora hapja e ambasades kosovare ne izrael hapja e ambasades kosovare ne izrael

Sondazh

Poll