Bota

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor flet me Vuçiçin, i kërkon nisjen sa më shpejt të dialogut me Kosovën

15 Mars 2021, 17:05 Nga DOSJA
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor flet me

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë me video, me të dërguarin special të  Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Sipas Gazeta Express, ata kanë diskutuar për situatën ekonomike si pasojë e pandemisë, ku Palmer ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në lidhje me këtë çështje.

Po ashtu, Vuçiç ka theksuar se të vazhdojë të përpiqet për zgjidhjen e dialogut me Kosovën, duke ruajtur interesin e Serbisë.

“Zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke mbrojtur interesat e serbëve atje, si dhe duke ruajtur shtetin dhe interesat nacionale të Serbisë,”-ka thënë ai.

Ndërsa, Palmer ka theksuar se  Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe presin një rinisje të dialogut së shpejti.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aleksander vuci matthew palmer aleksander vuci matthew palmer

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2021, 15:38

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë! Shoqëruesi i ish-kryediplomates greke, Dora Bakoyannis është përfshirë në një aksident, duke i marrë jetë...