Bota

“Me kancer dhe duke u shërbyer pacientëve”/ Historia frymëzuese e infermieres britanike, 27-vjeçarja: Profesioni më ka

15 Mars 2021, 16:09 Nga DOSJA
“Me kancer dhe duke u shërbyer pacientëve”/ Historia

BRITANI- Sa frymëzuese por edhe e trishtë është historia e infermieres britanike Krista Bose, e cila është diagnostikuar me sëmundjen e kancerit. Bose në një intervistë që ka dhënë për CNN ka rrëfyer historinë e saj, dhe pavarësisht sëmundjes vdekjeprurëse që ka ajo nuk ka ndaluar kujdesin ndaj pacientëve në spiatlin ku është e punësuar. 

“Më duket sikur mbajtja e kapelës mjekësore më ka ndihmuar në shumë mënyra”, u shpreh Krista.

27-vjeçarja po e lufton kancerin për herë të dytë. Sipas mediave në huaja, në luftën e parë me këtë sëmundje, ajo theu disa kocka dhe këputi disa muskuj në këmbën e majtë. Shufrat metalike kanë zënë vendin e kockave dhe stërvitja e forcës e ka ndihmuar në rindërtimin e disa muskujve. Por në katër muajt e fundit, nuk është vetëm kanceri që po qëndron mes saj dhe një diplome mjekësore, por edhe COVID-19.

Kimioterapia e vazhdueshme e ka dobësuar aq rëndë sistemin e saj imunitar, saqë ajo është konsideruar klinikisht jashtëzakonisht e ndjeshme, madje simptomat më të lehta të koronavirusit mund të jenë fatale për të. Boses i është kërkuar të qëndrojë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur, duke shpenzuar kohën vetëm për stërvitje dhe takime mjekësore. Megjithatë, ajo i ka injoruar këshillat dhe çdo dit e gjen veten duke u kujdesur për pacientët e sëmurë në spital.

“Të ndjehesh sikur ke aftësi, ke njohuri, mund të jesh një pasuri për ata pacientë, është e vështirë të ndihesh sikur po harxhohesh mënjanë”, tha ajo.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota krista bose krista bose

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2021, 15:38

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë! Shoqëruesi i ish-kryediplomates greke, Dora Bakoyannis është përfshirë në një aksident, duke i marrë jetë...