Bota

Mpiksje gjaku dhe vdekje! Shtohet lista e vendeve që pezullojnë vaksinën AstraZeneca/ Italia, Franca, Gjermania ‘stop’ pr

15 Mars 2021, 14:47 Nga DOSJA
Mpiksje gjaku dhe vdekje! Shtohet lista e vendeve që pezullojnë

BE– Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të tjera të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja e Suedia; së fundmi i është shtuar Italia, Gjermania dhe Franca. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarve me dozën e parë të vaksinës. Gjithçka nisi pas raportimeve se disa të injektuar kanë pasur mpiksje gjaku, dhe disa kanë humbur jetën pasi janë injektuar duke nisur menjëherë hetimet.

Ditën e sotme, në Norvegji është shënuar vdekja e dytë e një personi, pasi kishte marrë vaksinën. Nga ana tjetër Greqia, do vazhdojë vaksinimin normal, edhe pasi një numër i lartë  vendesh në Evropë e kanë pezulluar. Greqia ka zgjedhur të pres vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave, e cila nuk e ka ndaluar përdorimin e vaksinave.

Sakaq, Agjencia Evropiane e Barnave ka vendosur që ditë e enjte të zhvillojë një takim emergjent në lidhje me vendimin e vendeve për pezullimin e vaksinave.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetit, ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë provë që tregon se vaksina shkakton mpiksje gjaku dhe ka bërë thirrje që vaksinimi të vazhdojë. Nga ana tjetër, një reagim zyrtar ka pasur edhe nga kompania AstraZeneca, e cila ka bërë me dije se nga 17 milion persona të vaksinuar në Bashkimin Evropian si dhe në Mbretërinë e Bashkuar asnjë rast nuk ka treguar prova të mpiksjes së gjakut. Megjithatë, Danimarka duket se dëshmon të kundërtën duke u bërë vendi i parë që ka raportuar mpiksje gjaku, për t’u ndjekur më pas edhe nga vendet e tjera.

Ndërkohë, vaksinimi me dozat e “AstraZenecas” ka nisur që të shtunën. Mësuesit e shkollave kanë nisur të injektohen me dozat e para, ndërsa deri më tani nuk kanë raportuar për asnjë efekt anësor. Zyrtarë të Istitutit të Shëndetit Publik, të pyetur lidhur me rrezikun që mbart vaksina, u shprehën se dozat janë të sigurta duke sjellë shembullin e përdorimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Çfarë dimë deri më tani për vaksinën?

Më 30 dhjetor, 2020, Britania u bë shteti i parë që miratoi për përdorim vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford, fill pas marrjes së miratimit nga Agjencia rregullative e Barnave dhe Produkteve Mjekësore e Mbretërisë së Bashkuar. Efikasiteti i vaksinës AstraZeneca/Oxford në parandalimin e infeksioneve simptomatike ishte 70.4 për qind, krahasuar me 95 për qind efikasitet që ka  Pfizer/BioNTech. Rregullatori britanik rekomandon që doza e dytë të merret katër deri në 12 javë pas dozës së pare. Vaksinat e prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna përdorin një teknologji të re, mRNA, që bën që acidi ribonukleik (ARN) të futet brenda pikëzave të yndyrës dhe instrukton qelizat që të krijojnë proteina. Dozat e vaksinës së AstraZenecas nuk kërkojnë që të ruhen në temperatura shumë të ftohta deri në -70 gradë Celsius, por mund të ruhen në frigoriferë standard deri në gjashtë muaj.

(k.m.k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermania pezullon vaksinen e astrazeneca gjermania pezullon vaksinen e astrazeneca

Sondazh

Poll