Bota

Këshilltari i Vjosa Osmani flet për hapjen e Ambasadës në Jerusalem: Vendimi është nënshkruar nga ish-presidenti Hashim T

15 Mars 2021, 14:34 Nga DOSJA
Këshilltari i Vjosa Osmani flet për hapjen e Ambasadës në

KOSOVË– Këshilltari i presidentes në detyrë Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka reaguar në lidhje me vendimin për hapjen e Ambasadës në Jerusalem.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se vendimi për hapjen e Ambasadës nuk është marrë nga Osmani, por nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Sqarim për media: Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi. Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem. Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes”, ka shkruar Kupina.

Postimi i plotë: 

Ambasada e Kosovës në Izrael u hap ditën e djeshme. Ajo është pjesë e marrëveshjes që Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në shtator të viti të kaluar. Ndërkohë që hapja e kësaj ambasade është kundërshtuar nga Turqia si dhe Bashkimi Evropian.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora bekim kupina. hapja e ambasades kosovare ne izrael vjosa osmani bekim kupina. hapja e ambasades kosovare ne izrael vjosa osmani

Sondazh

Poll