Bota

Norvegjia nuk e anulon vendimin për pezullimin e vaksinës AstraZeneca, mjekja: Janë sëmurur disa persona, presim përfundimi

15 Mars 2021, 14:48 Nga DOSJA
Norvegjia nuk e anulon vendimin për pezullimin e vaksinës AstraZeneca,

NORVEGJI-Norvegjia vazhdon të mbaj vendimin për të pezulluar përdorimin e vaksinave AstraZeneca, pasi një pacientë vdiq nga hemorragji cerebrale, pasi ka marrë një dozë të vaksinave.

Sipas TheGuardian, Sara Watle një mjeke e vjetër në  Institutin Norvegjez të Shëndetit Publik, ka thënë se ky vendim është marrë derisa të mbarojmë hetimet. Po ashtu, ajo ka treguar se disa njerëz janë sëmurur, disa ditë pasi kishin marrë dozat e AstraZeneca, duke përfshirë një person që vdiq nga hemorragjia cerebrale.

“Për shkak se situata ishte pak e paqartë në kohën kur ne vendosëm të vinim vaksinën AstraZeneca në pauzë, në mënyrë që të merrnim më shumë një përmbledhje të asaj që po ndodhte në të vërtetë me këto raste. Ne nuk kemi përfunduar një marrëdhënie shkakësore.Rastet kanë qenë individë të rinj të cilët afërsisht pesë deri në 10 ditë pas vaksinimit me vaksinën AstraZeneca kanë marrë simptomat e ngjarjeve tromboembolike, gjakderdhje, gjithashtu numërim të ulët të trombociteve dhe ata kanë qenë në një gjendje vërtet të keqe. Pra, kështu që ne po shohim ngjarje shumë të rralla që të gjitha erdhën në të njëjtën kohë në vendin tonë,”-ka thënë ajo. 

Që prej fillimit të pandemisë në Norvegji janë shënuar 80,734 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 640 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota novergji novergji

Sondazh

Poll