Aktualitet

Ekzekutoi Behar Sofinë në qendër të Tiranës, SMS që i mbërriti Enejt Shytit momente para vrasjes: Sapo doli!

15 Mars 2021, 11:38 Nga DOSJA
Ekzekutoi Behar Sofinë në qendër të Tiranës, SMS

TIRANË– Një detaj i rëndësishëm ka dalë në dritë ditën e sotme në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit, Behar Sofisë. Telefoni i Enejt Shytit është investiguar nga forcat përkatëse për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të vrasjes së 66-vjeçarit.

Bëhet e ditur se në telefonin e të riut kishte mbërritur një sms ku thuhej: “Sapo doli”.Ky mesazh mund të ketë lidhje me momentin kur Sofia ka dalë nga banesa e tij e pak minuta më pas ndodhi ekzekutimi.

Katër të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçari Behar Sofia, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, ku dhe u zhvillua seanca gjyqësore për ta. Ishte prokuroria e Tiranës ajo që kërkoi arrest me burg për katër të arrestuarit Enejt Shyti, Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha, gjë që u pranua nga Gjykata dhe më pas u vu në zbatim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat behar sofias enejt shyti atentat behar sofias enejt shyti

Sondazh

Poll