Akuzohet si organizator i vrasjes së Behar Sofias, zbardhet dëshmia e Skënder Vathit: Nuk e njoh fare Enejt Shytin
15 Mars 2021, 10:13Nga DOSJA
TIRANË– Skënder Vathi, i arrestuari që akuzohet se ka dhënë paratë për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar, Behar Sofias, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjes. Në dëshminë e dhënë para togave të zeza, Vathi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Madje, ai është shprehur se nuk e njeh fare Ernejt Shytin, i cili është pikërisht personi që i nxorri emrin.
“Nuk kam lidhje me vrasjen. Nuk e njoh fare Enejt Shytin,”– mësohet të ketë thënë Vathi.
Emri i Vathit doli nga dëshmia e Shytit. Shyti u vu në pranga në Mal të Zi, vend ku ishte larguar pas kryerjes së vrasjes dhe u ekstradua drejt Shqipërisë. Ai pranoi krimin e kryer dhe u bë i penduar i drejtësisë duke treguar se Skënder Vathi është personi që ka premtuar 50 mijë euro për kokën e Sofias, ndërsa ndërmjetësi ishte Xhuliano Visha. Personi tjetër i arrestuar është Leonar Xhixha.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË–Qeveria ka miratuar aktin normativ që i hap rrugë përdorimit të vaksinave ruse dhe kineze në Shqipëri.Akti normativ është publikuar mnë në fletoren ...
BULQIZË– Në Bulqizë janë rikthyer reshjet e dendura të dëborës, një ditë pas ‘Ditës së Verës’.Reshjet e dendura të dëborës janë regjistruar në Njësit...
TIRANË– Epidemiologu, Ilir Alimehmeti teksa ka qënë i ftuar ditën e sotme në ‘Abcnews’ është shprehur se mjekët kanë çaluar pasi nuk e futën kurrë n...
DIBËR-Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Dibrës.Zonat në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit janë zbardhur nga bora, ndonëse në sasi të vogël....
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i të moshuarve mbi 80-vjeç në stadiumin ‘Air Albania’. Të moshuarit do të marrin dozën e dytë të vaksinës ‘...
SARANDË– Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Ksamil pasi është kapur me 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë...
KUKËS– Policia e Kukësit ka vënë në pranga 5 persona pasi ndodheshin në një lokal jashtë orarit të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ata k...