Aktualitet

Po transportonte 26 emigrantë të paligjshëm drejt BE-së, arrestohet i mituri dhe bashkëpunëtori i tij (DETAJE)

15 Mars 2021, 10:02 Nga DOSJA
Po transportonte 26 emigrantë të paligjshëm drejt BE-së,

KORÇË– Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm në një mjet të cilën e drejtonte pa patentë.

Policia njofton se janë proceduar edhe 2 bashkëpunëtorët e tjerë të dyshuar të tij, njëri prej të cilëve u arrestua në flagrancë dhe tjetri u shpall në kërkim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. U kap duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm, me një mjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 1 shtetas.

Procedohen edhe 2 bashkëpunëtorët e tjerë të dyshuar të tij, njëri prej të cilëve u arrestua në flagrancë dhe tjetri u shpall në kërkim.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve P. M., 17 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq; K. R., 24 vjeç, banues në Korçë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. Ç., 24 vjeç, banues në Maliq.

Shërbimet e Policisë, kanë kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, në Maliq, mjetin furgon tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin P. M., i cili kundrejt shpërblimit po transportonte në drejtim të Tiranës, 26 emigrantë të paligjshëm. Nga kontrolli i dokumentacionit të 17-vjeçarit, rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet që shtetasit K. R.,(i arrestuar) dhe R. Ç., (i shpallur në kërkim) ishin bashkëpunëtorët e shtetasit P. M., në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 26 emigrante te paligjshem arrestohet i m ituri ne korce operacioni perimetri 26 emigrante te paligjshem arrestohet i m ituri ne korce operacioni perimetri

Sondazh

Poll