Aktualitet

EMRI/ Kishte armë me vete dhe tentoi të largohej me shpejtësi kur u pikas nga policia, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

15 Mars 2021, 10:12 Nga DOSJA
EMRI/ Kishte armë me vete dhe tentoi të largohej me shpejtësi kur

SHKODËR–  Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Perash të Shkodrës pasi mbante armë me vete në mjetin e tij.

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për Robert Dodajn, i cili tentoi t’i shamangej kontrollit të policisë. Në momentin kur i është bërë shenjë për të ndaluar, 41-vjeçari ka lëvizur me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjetin tip “Range Rover”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet dhe tentoi t’i shamangej kontrollit të Policisë, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informaconet e marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., 41 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin “Range Rover”, kur ka parë punonjësit e Policisë që i kanë bërë shenjë për të ndaluar, nuk i është bindur urdhrit të tyre, por ka tentuar të largohet me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë bllokuar mjetin në qendër të Parrucës, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, si dhe kanë prangosur 41-vjeçarin.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjetin tip “Range Rover”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 41 vjecari ne shkoder robert dodaj arrestohet 41 vjecari ne shkoder robert dodaj

Sondazh

Poll