Aktualitet

U kapën duke kaluar 7 emigrantë të paligjshëm drejt BE-së, vihen në pranga dy të rinj, shpallety në kërkim një tjetër

15 Mars 2021, 10:47 Nga DOSJA
U kapën duke kaluar 7 emigrantë të paligjshëm drejt

ELBASAN– Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan teksa u kapën duke transportuar 7 emigreantë të palogjshëm, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Policia bën me dije se u arrestuan N., 25 vjeç dhe A.L., 32 vjeç dhe është shpallur në kërkim A.D., 24 vjeç të tre banues në Korçë.

Njoftimi i plotë: 

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën në flagrancë duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se tre shtetas po transportonin nga Korça në drejtim të Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kapën dhe arrestuan shtetasit:

N., 25 vjeç dhe A.L., 32 vjeç, të dy banues në Korçë.

Si edhe është shpallur në kërkim policor shtetasi A.D., 24 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, duke transportuar 7 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dy mjete dhe tre aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në elbasan elbasan emigrante te paligjshem arrestohen dy persona në elbasan elbasan emigrante te paligjshem

Sondazh

Poll