Aktualitet

‘Kemi çaluar në mënyrë të vazhdueshme’/ Epidemiologu Alimehmeti: Nuk e futëm kurrë në protokoll testimin sistematik

15 Mars 2021, 09:38 Nga DOSJA
‘Kemi çaluar në mënyrë të vazhdueshme’/

TIRANË– Epidemiologu, Ilir Alimehmeti teksa ka qënë i ftuar ditën e sotme në ‘Abcnews’ është shprehur se mjekët kanë çaluar pasi nuk e futën kurrë në protokoll testimin sistematik të personelit shëndetësor. Testimi sistematik, sipas tij duhet të jetë sistematik për bluzat e bardha.

“Ne kemi çaluar në mënyrë të vazhdueshme sepse së pari nuk e futëm kurrë në protokoll testimin sistematik të personelit shëndetësor. Nuk futëm kurrë testimin e personave që shtroheshin nëpër spitale dhe në këtë mënyrë nuk kemi patur kurrë siguri për qendrat e tjera shëndetësore, për pavionet e tjera jo covid, a kishte apo jo raste, patjetër që nuk kishte përderisa nuk kishte filtër. Duke qenë se nuk e bëmë këtë, duhet t’i konsiderojmë këto si zona që kanë pacientë apriori.”, tha epidemiologu.

Mjeku tha ndër të tjera se personeli shëndetësor ka 3 fish më shumë mundësi që të infektohet sesa personat e tjerë të komunitetit.

“Sepse kjo do t’i përngjasojë patjetër valës së rasteve, sepse kur ke pak raste siç ishte situata Mars dhe Prill nuk pritej të ndodhte shumë sepse nuk kishte shumë raste në komunitet. Por në momentin që ke shumë raste në këto dy valët që patëm Nëntor deri në Shkurt, numri shtohet shumë dhe si rrjedhojë në mungesë të një filtrimi dhe një dige, atëherë nëpër pavione ky numër do të dalë.Studimi ECDC tregon se personeli shëndetësor ka 3.1 fish më shumë mundësi të infektohet sesa personat e tjerë në komunitet sepse është e qartë për të gjithë ne.“, tha Alimehmeti.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet epidemiologu ilir alimehmeti epidemiologu ilir alimehmeti

Sondazh

Poll