Aktualitet

Kryhen homazhe për viktimat e Gërdecit, familjarja: Më vdiq djali 7-vjeçar, kam që në 2009 me dosje në Strasburg. Një ba

15 Mars 2021, 11:17 Nga DOSJA
Kryhen homazhe për viktimat e Gërdecit, familjarja: Më vdiq djali

TIRANË– Familarët e viktimave të Gërdecit kanë kryer ditën e sotme homazhe për 26 viktimat që humbën jetën më 15 mars 2008.

Një prej familjareve e cila ka humbur tre pjestarë të familjes është shprehur se askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për ngjarjen. Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se djali i saj, vetëm 7-vjec humbi jetën teksa ishte duke luajtur me biçikletë.

RRËFIMI:

Djali 7 vjec, babai dhe kunata, kam humbur tre persona . Fajtor jemi ne se asnjë tjetër nuk mori përgjegjësi, nuk ka drejtësi, nuk është bërë as hapi më i vogël. Të gjithë ata që hetuan dolën bandë kriminale. Kujt ti them? Me kë të flas me murin, kam që në 2009 në Strasburg, e kam dërguar në SPAK kërkesën. Babi punonte atje dhe kunata, djali ishte duke lozur me bicikletë, cfarë faji kishte ai? Kush është, më thuaj një kujt ti drejtohem. Ambasada amerikane, ka marrë Luan Hoxhën e kanë cuar në azil politik, të tregojë, të na sqarojë pse e bënë këtë gjë. Një bandë kriminale e bëri, e hetoi dhe e gjykoi. 

Dita e sotme, 15 marsi i vitit 2021 shënon plot 13 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, rreth 300 të tjerë u plagosën, ndërkohë që dëmet materiale ishin të panumërta.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e gerdecit tragjedia e gerdecit

Sondazh

Poll