Bota

Britania planifikon shpërndarjen e pasaportave të vaksinimit, linja ajrore: Njerëzit do të jenë në gjendje të udhëtojnë

15 Mars 2021, 09:13 Nga DOSJA
Britania planifikon shpërndarjen e pasaportave të vaksinimit, linja

ANGLI- Linja ajrore e Britanisë, po planifikon futjen në fuqi të pasaportave të vaksinimit. Metro shkruan se me nisjen e pasaportave të vaksinimit vendi pritet që të rikthehet në normalitet në verë.  Sipas ‘British Airways’, personat e vaksinuar me dy injeksione do të kenë mundësi që të regjistrojnë statusin e tyre në telefonat smartphone dhe të mund të udhëtojnë pa kufijzime.

“Për ne, është mjaft e thjeshtë. Unë mendoj se njerëzit që janë vaksinuar duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë pa kufizime, dhe ata që nuk janë vaksinuar duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë me një rezultat negativ të testit,” tha shefi ekzekutiv i ‘British Airways’ Sean Doyle.

Pasaportat e vaksinimit pritet të jenë mënyra e vetme e njerëzve që të kenë mundësi për të udhëtuar në vende të tjera. Pasaportat pritet që të jenë elektronike dhe fillimisht të kenë një shtrirje në vendet e BE-së si dhe në SHBA.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota british airways pasaporta e vaksinimit sean doyle british airways pasaporta e vaksinimit sean doyle

Sondazh

Poll