Bota

Vendimet/ Ngjitja në krye të LDK-së, ja tre veprimet e para të Lumir Abdixhikut 

15 Mars 2021, 08:55 Nga DOSJA
Vendimet/ Ngjitja në krye të LDK-së, ja tre veprimet e para

KOSOVË- Lumir Abdixhiku është kreu më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.  Pasi u zgjodh ditën e djeshme Abdixhiku, nuk humbi kohë, por menjëherë mori vendime si Kreu i LDK-së. Vendimi i parë i Abdixhikut është mos pranimi i ftesës nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani për të biseduar mbi çështjen e Presidentit. Ai ka deklaruar se ditën e premte është i lirë për të zhvilluar takimin.

“Gjëja e parë që do të bëjë nesër është dalë në zyrat e LDK-së, por e kam të pamundur që për shkak të konsolidimit të organeve tona të partisë që të marr pjesë në takimin e nesërm. Propozoj të premten si datë të takimit eventual në formatin e njëjtë siç është propozuar”, tha Abdixhiku.

Vendimi i dytë që Abdixhiku mori ditën e djeshme është edhe shpallja e Isa Mustafës si Kryetar nderi i LDK-së.

“Me propozim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Akademik Isa Mustafa shpallet kryetar nderi”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Vendimi i tretë i Abdixhikut është plotësimi i vendeve me anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Abdixhiku fitoi në zgjedhet brenda LDK-së, të cilat u mbajën ditën e djeshme.  Ai ka marrë 190 vota nga gjithsej 328 delegatë të pranishëm, duke fituar me diferencë prej 75 votash prej vendit të dytë. Ai ka lënë prapa nënkryetarin e LDK-së, Lufti Hazirin, të cilin e kanë votuar 116 delegatë. Ndërkaq, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka marrë 16 vota. Abdixhiku, vetëm 37 vjeç, është kryetari i katërt i Lidhjes Demokratike të Kosovës që prej krimit të saj.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lumir abdixhiku zgjedhjet ne ldk lumir abdixhiku zgjedhjet ne ldk

Sondazh

Poll