Bota

Bilanci në botë! Mbi 120 milion të prekur me COVID-19! SHBA vijon me ritme të shpejta vaksinimi

15 Mars 2021, 08:38 Nga DOSJA
Bilanci në botë! Mbi 120 milion të prekur me COVID-19! SHBA vijon

Pandemia e COVID-19 shënon çdo ditë shifra rekord të infektuarish. Deri më tani në rang global janë shënuar 120,452,458 raste të infektuara, prej të cilëve 2,666,123 kanë ndërruar jetë.

Vendi më i prekur nga pandemia në të gjithë botën mbetet Amerika, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar.  Vendi më i prekur në Europë është Franca, e ndjekur nga Italia, Spanja dhe Turqia. 

SHBA me ritme të shpejta vaksinimi

Edhe pse me ritme të ngadalta për shkak të mungesave, pjesa më e madhe e shteteve në rang global kanë nisur vaksinimin. SHBA arrin synimin e Joe Biden për 100 milion vaksinime në 100 ditët e tij të para në detyrë, duke shënuar deri më tani 107,060,274 doza të administruara. Me të paktën një dozë janë vaksinuar 69,784,210 persona na SHBA.  Vaksinat e përdorura janë ato të Modernës, Pfizer dhe Johnson & Johnson. 

Vaksinimi në botë 

Më shumë se 355 milion doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, e barabartë me 4.6 doza për çdo 100 njerëz. Ekziston tashmë një hendek i fortë midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, ku shumë vende akoma  nuk kanë raportuar një dozë të vetme vaksinimi. 

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bilanci ne bote vaksinimi ne shba bilanci ne bote vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll