Bota

Një tjetër ‘goditje’ ndaj AstraZenecës, Holanda pezullon vaksinimin e popullsisë 

15 Mars 2021, 08:14 Nga DOSJA
Një tjetër ‘goditje’ ndaj AstraZenecës, Holanda

HOLAND- Holanda është shteti tjetër në Evropë që ka pëzulluar vaksinimin e popullsisë me vaksinën e AstraZenecës. The Guardian shkruan se Holanda ka anuluar rreth 43 mijë vaksinime, për shkak të vendimit të qeverisë për ta pezulluar AstraZenecës për një afat kohor prej 2 javësh.

Vendimi i Holandës për ta pezulluar vaksinimin e popullsisë do të qendrojë në fuqi deri në 29 mars. Ndërkohë që ditën e sotme vetë AstraZeneca ka publikuar një rishikim të të dhënave ku ka treguar se nga 17 milion persona që janë vaksinuar, asnjërit nuk i është shkaktuar mpiksja e gjakut.

AstraZeneca është pezulluar në disa shtete të BE-së për shkak se disa persona kanë humbur jetën pas vaksinimit, apo kanë pasur mpiksje gjaku. Në lidhje me këo raste Autoriteti Shëndetësor Evropian, (EMA) tha se po bën një hetim të polotë të vaksinës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca holanda pezullon astrazenecen astrazeneca holanda pezullon astrazenecen

Sondazh

Poll