Sport

Grabitje e dhunshme! I mbajnë peng familjen, Di Maria largohet me lot nga ndeshja

15 Mars 2021, 07:48 Nga DOSJA

FRANCE – Familja e Angel Di Marias ishin viktima të një “grabitje të dhunshme” gjatë humbjes së Paris SG ndaj Nantes, sipas raportimeve të medias franceze. Argjentinasi u zëvendësua në minutën e 62-të dhe u shoqërua poshtë tunelit nga trajneri Mauricio Pochettino.

Drejtori sportiv i skuadrës pariziene, Leonardo, është fiksuar nga kamerat televizive, duke biseduar me trajnerin Pochettino vetëm disa çaste para zëvendësimit. Numri një pankinës së PSG-së, e ka informuar Di Marian për situatën shqetësuese, i cili menjëherë u largua nga stadiumi me lot.

Informacioni fillestar nga Franca, pretendon se anëtarët e familjes Di Maria ishin të pranishëm në shtëpinë, ku ishin mbajtur peng gjatë grabitjes. Rrjeti francez “RMC” raporton se incidenti ishte “jashtëzakonisht i dhunshëm”. “Marca” më vonë konfirmoi se familja ishte e padëmtuar, por ishte mbajtur peng.

Angel Di Maria është i martuar me Jorgelina dhe çifti ka dy fëmijë të vegjël. Eshtë raportuar gjithashtu, se shoku i skuadrës së Di Maria, Marquinho, ishte shënjestër e grabitësve të dielën, të cilit i kanë bastisur shtëpisë së prindërve të tij.

Pas humbjes së ndeshjes 2-1 ndaj Lille, trajneri Pochettino pranoi se futbolli nuk ishte në mendjet e tyre gjatë pjesës së parë. Ai tha: “Ekziston një zhgënjimi për humbjen e tre pikëve, por grupi ishte i shqetësuar për gjërat që ju ndoshta tashmë i dini”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentinasi i paris sg di maria grabitje e dhunshme argjentinasi i paris sg di maria grabitje e dhunshme

Sondazh

Poll

Sport 14 Mars 2021, 22:18

Uzuni shkon në kuotën e 9 golave në Hungari

HUNGARI – Myrto Uzuni vijon të bëjë mirë me Ferencvaros, që nga ana tjetër ka vrarë garën për titullin kampion, pasi kryeson renditjen me 61 pikë, 16 më tepër s...

Sport 14 Mars 2021, 19:36

ANGLI-Në prag të ndeshjes ndaj Arsenal, trajneri i Tottenham Jose Mourinho do të deklaronte. “Unë shikoj vetëm lart në klasifkim, jo kundërshtarët që kam poshtë...