Sport

14 Mars 2021, 19:36 Nga DOSJA

ANGLI-Në prag të ndeshjes ndaj Arsenal, trajneri i Tottenham Jose Mourinho do të deklaronte. “Unë shikoj vetëm lart në klasifkim, jo kundërshtarët që kam poshtë”. Një lloj injorimi por që në përfundim të ndeshjes portguezi do të jetë penduar për këto fjalë. Në derbin e Londrës Arsenal fitoin me përmbysje me shifrat 2-1.

Ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 33-të kur Erick Lamela zhbllokoi sfidën me një gol mjaft të bukur. Vetëm 1 minutë nga përfundimi i pjesës së parë, Odegard do të shënonte për Arsenal. Në të dytën, mbrojtësi i Tottenham Davinson Sanchez që shkaktoi një penallti naive ndaj Lacazette dhe sulmuesi francez nuk e pati të vështirë të shënojë nga 11 metrat golin e avantazhit për “topçinjtë”.

Ndeshja u komplikua edhe më shumë për Tottenhamin në minutën e 76’, kur Erick Lamela mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me një futbollist më pak për minutat e mbetura të takimit. Arsenal ngjitet në vendin e 10-të në kuotën e 41 pikëve, ndërsa Tottenham mbetet me 45 pikë dhe i largohet edhe më shumë zonës europiane të renditjes.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal tottenham arsenal tottenham

Sondazh

Poll

Sport 14 Mars 2021, 13:37

Ronaldo nuk është më i paprekshëm, Reali e pret

SPANJE – Në Spanjë, mundësia për të parë përsëri Cristiano Ronaldon në La Liga po entuziazmon gazetat sportive. Dhe jo vetëm. Sipas asaj që ka zbuluar “As”, his...