Sport

Operohet mbrojtësi Turkaj, një mungesë në radhët e kurbinasve të Laçit

15 Mars 2021, 07:09 Nga DOSJA
Operohet mbrojtësi Turkaj, një mungesë në radhët e

KURBIN – Në momentin historik për skuadrën kurbinase të Laçit, e cila për herë të parë në historinë e saj udhëheq renditjen e e kampionatit të 82-të të Superiores, mbrojtësi i krahut të majtë Rudolf Turkaj detyrohet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do ta penalizojë nga fusha e futbollit për një periudhë kohe.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë 26-vjeçari lezhjan, cili ka postuar një foto në rrjetet sociale në klinikën mjekësore, ku ka kryer me sukses operacionin. Mbrojtësi Turkaj është bashkuar me skuadrën kurbinase gjatë këtij sezoni. Ai ka luajtur si titullar 22 ndeshje në radhët e skuadrës së Laçit, duke shënuar edhe një gol.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, mbrojtësit lezhjan Rudolf Turkaj nuk i ka munguar mbështetja e drejtuesve dhe shokëve të ekipit, të cilët i kanë qëndruar pranë, duke i uruar shërim sa më të shpejtë në radhët e kurbinasve, të cilët tashmë udhëheqin renditjen e Superiores me 42 pikët e grumbulluara pas 24 javësh.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mbrojtesi i majte rudolf turkaj skuadra kurbinase mbrojtesi i majte rudolf turkaj skuadra kurbinase

Sondazh

Poll

Sport 14 Mars 2021, 22:18

Uzuni shkon në kuotën e 9 golave në Hungari

HUNGARI – Myrto Uzuni vijon të bëjë mirë me Ferencvaros, që nga ana tjetër ka vrarë garën për titullin kampion, pasi kryeson renditjen me 61 pikë, 16 më tepër s...

Sport 14 Mars 2021, 19:36

ANGLI-Në prag të ndeshjes ndaj Arsenal, trajneri i Tottenham Jose Mourinho do të deklaronte. “Unë shikoj vetëm lart në klasifkim, jo kundërshtarët që kam poshtë...