Sport

VIDEO / Dëmtohet Armando Broja, një shqetësim për Kombëtaren dhe trajnerin Reja

15 Mars 2021, 06:28 Nga DOSJA
VIDEO / Dëmtohet Armando Broja, një shqetësim për

HOLANDE – Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja që luan në radhët e skuadrës holandeze të Viteses, në ndeshjen e javës së 26-të kundër Utreht, në minutën e 71-të është detyruar të largohet i dëmtuar nga fusha, i shoqëruar nga stafi mjekësor i skuadrës holandeze.

Ende nuk dihet saktësisht shkalla e dëmtimit të sulmuesit shqiptar, por një ngjarje e tillë natyrshëm që ka krijuar shqetësim për trajnerin Edi Rejan, i cili është prag të grumbullimit të Kombëtares, për ndeshjet e fundmarsit për botërorin “Katar 2022”.

Sulmuesi Broja, që luan te Vitese, si lojtar i huazuar nga Çelsi, po kalonte një formë të mirë sportive në kampionatin holandez. Ai ka luajtur 22 ndeshje me skuadrën e verdhezinjve të Viteses, ku ka realizuar edhe 9 gola. Në vijim, pas ekzaminimeve mjekësore, do të mësohet edhe më shumë për gjendjen shëndesore të sulmuesit shqiptar Armando Broja.

Armando Broja sorti sur blessure à la 72′ lors du match #UtrVit. Espérons que cela ne soit pas une blessure grave à quelques jours de la liste de Reja. pic.twitter.com/FRctBfcIau

— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 14, 2021

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando broja edi reja skuadra holandeze sulmuesi i kombetares armando broja edi reja skuadra holandeze sulmuesi i kombetares

Sondazh

Poll

Sport 14 Mars 2021, 22:18

Uzuni shkon në kuotën e 9 golave në Hungari

HUNGARI – Myrto Uzuni vijon të bëjë mirë me Ferencvaros, që nga ana tjetër ka vrarë garën për titullin kampion, pasi kryeson renditjen me 61 pikë, 16 më tepër s...

Sport 14 Mars 2021, 19:36

ANGLI-Në prag të ndeshjes ndaj Arsenal, trajneri i Tottenham Jose Mourinho do të deklaronte. “Unë shikoj vetëm lart në klasifkim, jo kundërshtarët që kam poshtë...

Sport 14 Mars 2021, 13:37

Ronaldo nuk është më i paprekshëm, Reali e pret

SPANJE – Në Spanjë, mundësia për të parë përsëri Cristiano Ronaldon në La Liga po entuziazmon gazetat sportive. Dhe jo vetëm. Sipas asaj që ka zbuluar “As”, his...