Sport

VIDEO/ Arbitrat shpëtojnë Ronaldon dhe Juventusin, portugezi tripletë Cagliarit në kampionat

14 Mars 2021, 19:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Arbitrat shpëtojnë Ronaldon dhe Juventusin, portugezi

ITALI- Pas eleminimit në Champions League, Juventus rikthehet rivalizues në kampionat. Bardhezinjtë fitojnë në Sardenjë përballë Cagliarit me shifrat 1-3. Portugezi zhbllokoi sfidën me një gjuajtje me kokë në minutën e 10’, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë bëri një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj portierit Cragno, duke i përplasur takën në fytyrë, por ia hodhi paq me vetëm një karton të verdhë.

Në minutën e 25-të, portugezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa për të kompletuar natën e tij do të shënonte golin e tretë në minutën e 32-të.Cagliari u zgjua në pjesën e dytë dhe ngushtoi disavantazhin në minutën e 61-të me golin e shënuar nga sulmuesi argjentinas Giovanni Simeone, ndërsa më pas krijoi disa mundësi të tjera shënimi, por nuk arriti të rihapë takimin. Torinezët ngjiten në kuotën e 55 pikëve, plot 10 më pak se Interi kryesues.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cagliari juventus cagliari juventus

Sondazh

Poll

Sport 14 Mars 2021, 13:37

Ronaldo nuk është më i paprekshëm, Reali e pret

SPANJE – Në Spanjë, mundësia për të parë përsëri Cristiano Ronaldon në La Liga po entuziazmon gazetat sportive. Dhe jo vetëm. Sipas asaj që ka zbuluar “As”, his...