Sport

VIDEO/ Nerva dhe kartonë të kuq, një ish-interist dënon Milanin, Napoli tani sheh në horizont Champions League

14 Mars 2021, 21:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Nerva dhe kartonë të kuq, një ish-interist dënon

ITALI– Napoli merr një fitore të rëndëishme në kampionat përballë Milanit për javën e 27-të të Serie A. Një takim që përfundoi me shifrat 0-1 ku autori i golit të vetëm ishte sulmuesi Mateo Politano. Një pjesë e parë që përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën Napoli e nisi menjëherë me gol. Në minutën e 49-të, Politano mori një top nga Zielinski me sulmuesin që mposhti Donarumman.

Pjesa e parë kishte një ritëm të lartë, por të dy skuadrat u kujdesën më shumë për fazën mbrojtëse, sesa për të shënuar dhe rrallë arritën të shkojnë rrezikshëm në portat kundërshtare. Rastet e vetme për shënim i pati mesfushori polka Zielinski, por goditja e tij e parë u ndal nga Donnarumma në dy kohë dhe më pas në një moment tjetër topi shkoi jashtë, ngjitur me shtyllën.

Stefano Pioli kërkon ndihmë nga pankina, pasi bën 3 zëvendësime menjëherë duke future në lojë edhe Ante Rebiç. Ishte sulmuesi kroat që në minutat shtesë humbi toruan dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke ikur në dhomat e zhveshjes para shokëve të skuadrës.Kjo humbje konfirmon momentin e vështirë dhe me oshilacione që po kalon Milani, pasi kuqezinjtë tani kanë mbetur 9 pikë larg Interit kryesues dhe po komplikojnë edhe Europën, ndërsa Napoli shkon edhe më pranë zonës Champions, pasi tani ka vetëm dy pikë më pak se Atalanta.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan napoli milan napoli

Sondazh

Poll

Sport 14 Mars 2021, 19:36

ANGLI-Në prag të ndeshjes ndaj Arsenal, trajneri i Tottenham Jose Mourinho do të deklaronte. “Unë shikoj vetëm lart në klasifkim, jo kundërshtarët që kam poshtë...

Sport 14 Mars 2021, 13:37

Ronaldo nuk është më i paprekshëm, Reali e pret

SPANJE – Në Spanjë, mundësia për të parë përsëri Cristiano Ronaldon në La Liga po entuziazmon gazetat sportive. Dhe jo vetëm. Sipas asaj që ka zbuluar “As”, his...