Sport

Ballkani dhe Drita “ngatërrojnë” njeri-tjetrin, afrohet Gjilani

14 Mars 2021, 18:44 Nga DOSJA

KOSOVE – U mbyll java e 25-të e Ipko Superligës së Kosovës. Përballja në Suharekë midis dy skuadrave kryesuese, Ballkanit dhe Dritës, u mbyll në barazim 0-0. Ky rezultat, më tepër i shkon përshtat skuadrës gjilanase, kampione në fuqi e Kosovës. Diferenca midis tyre vazhdon të mbesë në 2 pikë, në epërsi të Dritës që kryeson kampionatin.

Ndërkaq, Gjilani, që këtë ndeshje u drejtua nga Ismet Munishi, më së fundi gjeti fitoren e munguar. Ajo mposhti 2-1 skuadrën mitrovicare të Trepça ’89. Gerhard Progni (4’, 50’) ishte autor i golave për gjilanasit, ndërkohë që Berisha (86’) ngushtoi rezultatin.

Ndërsa takimi i “mbijetesës” Drenica-Arbëri përfundoi me shifrat e barabarta 1-1, ku ish-mbrojtësi kurbinas Eglantin Gjoni (30’) realizoi për Drenicën, ndërsa Kashtanjeva (81’) barazoi. Skuadra e Drenicës, që drejtohet nga Bledar Devolli, humbi një mundësi për të parakaluar Arbërinë, në garën midis tyre për të mbijetuar në Ipko Superligën e Kosovës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ballkani drita gjilani java e 25-te kosova kosove ballkani drita gjilani java e 25-te kosova kosove

Sondazh

Poll

Sport 14 Mars 2021, 13:37

Ronaldo nuk është më i paprekshëm, Reali e pret

SPANJE – Në Spanjë, mundësia për të parë përsëri Cristiano Ronaldon në La Liga po entuziazmon gazetat sportive. Dhe jo vetëm. Sipas asaj që ka zbuluar “As”, his...