E RËNDË në Divjakë! 34-vjeçari me probleme të shëndetit mendor qëllon me armë drejt policisë, rrëmben makinën e bluv
12 Mars 2021, 21:07Nga DOSJA
DIVJAKË– Artan Kaboçi, 34 vjeç dhe një person me probleme të shëndetit mendor ka vënë në alarm Divjakën, mbrëmjen e sotme. Dosja.alka mësuar se policia e Divjakës është lajmëruar rreth orës 19:30, në Sallën Operative, për të shtëna me armë zjarri në shtëpinë e Kaboçit, në fshatin Mehallas dhe ka shkuar atje.
Në momentin që ka mbërritur në shtëpinë e Kaboçit, blutë e Divjakës kanë rrethuar banesën dhe i kanë bërë thirrje të riut që të lëshojë armën e të dorëzohet.
Por, Artan Kaboçi, që përveç problemeve të shëndetit mendor që kishte, ishte dhe në gjendje të dehur, jo vetëm që nuk është bindur, pork a nisur të qëllojë me armë drejt efektivëve. Këta të fundit janë zmbrapsur, ndërsa Kaboçi ka nisur të qëllojë edhe me sende të forta drejt mjeteve të Policisë së Shtetit.
Më pas, nën kërcënimin e armës, ai ka marrë njërën prej makinave të policisë dhe ka tentuar të arratiset. Por efektivët kishin lajmëruar grupin RENEA më herët dhe ishin pikërisht këta të fundit, ata që kanë neutralizuar Kaboçin dhe e kanë vënë atë në pranga. Për shkak të gjendjes që ndodhet 34-vjeçari, nuk dihet se si do të veprohet me të.
Mbetet e pashjegueshme gjithashtu, se si një person me probleme të tilla është lejuar që të mbajë edhe armë zjarri në banesë. Hetimet për ngjarjen vijojnë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një 23 vjeçar, të cilit ende nuk i dihet identiteti është në duart e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian në qen...
TIRANË – Aranit Gogo, mjeku i dhunuar nga një i ri thotë për Fax News se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Dritan Hoxha” brenda autoambul...
ELBASAN- Detaje të reja, kanë dalë nga sherri i të rinjëve në Elbasan, ku për pasojë njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën për shkak se mori, plag...
MIRDITË – Banorët e fshati Kthellë e Epërme në Mirditë, janë në konflikt me një bashkëfshatarin e tyre, pasi prej më shumë se dy vitesh ai u ka zaptu...
TIRANË- Ditën e djeshme dhe në orët e para të mëngjesit së sotëm, qindra qytetarë janë grumbulluar përpara filalit të bankës ‘Abi’ në Tiranë për të marrë b...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në muajin prill pret që të vijnë në Shqipëri edhe 90 mijë doza të tjera vaksinash. I pranishëm në aeroportin ...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka dënuar sulmin ndaj familjes së prokurorit Arjan Muça, në makinën e të cilit shpërtheu një natë më parë një sa...
DROPULL– Muzikanti Vasil Konomi, i cili u gjet i pajetë në garazhin e banesës së tij, dyshohet se është helmuar nga gazrat e makinës. Dosja.al ka mësuar se Kono...
ELBASAN- Një sherr mes të rinjve është regjistruar pak më parë në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se për pasojë një i ri, identiteti i të cilit nuk b...
DROPULL– Vasil Konomi, 50 vjeç, banues në fshatin Goranxi në Dropull dhe një muzikant në profesion, është gjetur i vdekur pasditen e sotme. Kanë qenë fam...