Aktualitet

Eksplozivi në makinën e prokurorit Arjan Muça, KLGJ: Të gatshëm të bashkëpunojmë, kërcënim serioz për sistemin e drej

12 Mars 2021, 18:12 Nga DOSJA
Eksplozivi në makinën e prokurorit Arjan Muça, KLGJ: Të

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka dënuar sulmin ndaj familjes së prokurorit Arjan Muça, në makinën e të cilit shpërtheu një natë më parë një sasi tritoli. Në një njoftim për mediat, KLGJ ka shprehur shqetësimin e thellë në lidhje me këtë akt të rëndë, duke qenë se edhe gruaja e Muçës, Gentiana është gjyqtare.

Në njoftim, KLGJ shkruan se akte të tilla përbëjnë kërcënim serioz jo vetëm për gjyqtarët, por ndaj të gjithë sistemit të drejtësisë e idealeve themelore të një shoqërie të hapur dhe shtetit të së drejtës. Këshilli i Lartë Gjyqësor shton se është i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me agjencitë ligjzbatuese për zbulimin e autorëve të akteve të tilla kriminale, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me aktin kriminal të datës 11.3.2021 ndaj anëtarëve të familjes së gjyqtares Gentiana Muçaj dhe dënon me forcë çdo akt që cenon sigurinë e gjyqtarëve. Akte të tilla të përbëjnë kërcënim serioz jo vetëm për gjyqtarët, por ndaj të gjithë sistemit të drejtësisë e idealeve themelore të një shoqërie të hapur dhe shtetit të së drejtës.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen e palëkundur familjes Muçaj dhe të gjithë anëtarëve të personelit të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të jetojnë e të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve nga armiqtë e drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor është i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me agjencitë ligjzbatuese për zbulimin e autorëve të akteve të tilla kriminale, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda.

Ngjarja ndodhi një natë më parë. Vetë prokurori Muça është shprehur se nuk ka konflikte me njeri, ndërkohë që grupi hetimor është i bindur se ky ishte një mesazh për çiftin e magjistratëve. Sot janë sekuestruar edhe pamjet e filmimeve të kamerave të sigurisë, të cilat kanë pikasur edhe autorin e ngjarjes, një të ri rreth moshës 30 vjeç. Gjithsesi, hetimot vijojnë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte gjyqesor tritol makines se prokurorit arjan muca keshilli i larte gjyqesor tritol makines se prokurorit arjan muca

Sondazh

Poll