Aktualitet

Rama: Në prill presim 60 mijë doza vaksinash nga Astrazeneca dhe 30 mijë nga Pfizer. Do thyejmë zinxhirin e infektimit

12 Mars 2021, 19:04 Nga DOSJA
Rama: Në prill presim 60 mijë doza vaksinash nga Astrazeneca dhe 30

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në muajin prill pret që të vijnë në Shqipëri edhe 90 mijë doza të tjera vaksinash.

I pranishëm në aeroportin “Nënë Tereza” ku dhe priti 38 mijë e 400 doza të vaksinave nga Astrazeneca, Rama tha se në muajin prill, pritet të vijnë 60 mijë doza të tjera vaksinash, po nga Astrazeneca. Ndërsa nga Pfizer, pritet të vijnë edhe 30 mijë doza të tjera. 

“Nesër ne do nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë vendin procesin e vaksinimit në shkolla, duke i kthyer këto të fundit në pika vaksinimi. Shpresojmë të vijnë shumë shpejt sasi më të mëdha. Në muajin prill presim nga Astrazeneca edhe 60 mijë doza të tjera. Po në muajin prill presim edhe 30 mijë doza të tjera nga Pfizer. Ideja është të kemi një vaksinim intensive që të thyejmë zinxhirin e infektimit dhe të zbusim situatën për tu bërë gati për sezonin turistik,“- tha Rama ndër të tjera.

Sot mbërritën 38 mijë e 400 doza të vaksinave nga Astrazeneca. Kryeministri ka deklaruar se këto vaksina do të përdoren për mësuesit dhe pedagogët. Kreu i qeverisë ka deklaruar se deri në fund të muajit mars do të ketë vaksinuar çdo bluzë të bardhë dhe një pjesë të mirë të të moshuarve, por ritmet e vaksinimit kanë ardhur në rënie ditët e fundit.

Astrazeneca është një vaksinë që ka shfaqur probleme në shumë shtete të botës, por kryeministri Rama tha një natë më parë se në vendin tonë do të vijë një seri tjetër, pa probleme dhe që është e përdorshme për të gjitha moshat. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama mberrijne 38 mije e 400 doza nga astrazeneca shqiperia nis vaksinimin edi rama mberrijne 38 mije e 400 doza nga astrazeneca shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll