Gjendet i vdekur muzikanti Vasil Konomi në Dropull, 50-vjeçari i varur nga alkooli ndodhej në bodrumin e banesës
12 Mars 2021, 16:52Nga DOSJA
DROPULL– Vasil Konomi, 50 vjeç, banues në fshatin Goranxi në Dropull dhe një muzikant në profesion, është gjetur i vdekur pasditen e sotme. Kanë qenë familjarët e Konomit që kanë pikasur 50-vjeçarin pa shenja jete në bodrumin e banesës ku jetonte dhe kanë telefonuar ambulancën e policinë.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se gjithçka mund të jetë aksidentale. Sipas familjarëve, Konomi konsumonte shumë alkool dhe në gjendje të dehur mund të ketë rrëshqitur në bodrum e për pasojë të ketë humbur dhe jetën.
Gjithsesi grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Mësohet se janë shoqëruar në komisariat disa persona për tu marrë në pyetje, të cilët më pas do të lihen të lirë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim tremujor për tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe imputeve bujqësore, pasi dysh...
TIRANË- 16 të vdekur dhe 681 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
TIRANË–Presidenti Ilir Meta është përplasur fizikisht ditën e sotme me efektivët e Policisë Bashkiake të Tiranës, të cilët kërkonin të nxirrnin jashtë godi...
KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku një adoleshent ka plagosur me thikë dy bashkëmoshatarë të tij. 14-vjeçari me ...
SARANDË– Një anije lundrimi “MSC Liria” është ka shpërthyer në flakë mesditën e sotme. E ankoruar prej muajsh në portin e Korfuzit, anija ka marrë flakë, p...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët ishin të shpallur në kërkim. Tre personat e arrestuar në kërkim ndërkombëtar janë : Rruzhdi Mar...