Aktualitet

“5 mijë lekë të reja bonus për fëmijët në moshën 10 vjeç”/ MESAZHI i rremë që ngriti në këmbë qytetarët, arsy

12 Mars 2021, 19:49 Nga DOSJA
“5 mijë lekë të reja bonus për fëmijët

TIRANË- Ditën e djeshme dhe në orët e para të mëngjesit së sotëm, qindra qytetarë janë grumbulluar përpara filalit të bankës ‘Abi’ në Tiranë për të marrë bonusin prej 5 mijë lekësh për fëmijët deri në moshën 10 vjeç.

Qyetarët kanë pritur në radhë më orë të tëra, pasi kanë marrë një mesazh se qeveria do të jap një bonus për fëmijët deri nën moshën 10- vjeç, si një dhuratë për Ditën e Verës.

Kjo gjë ka rezultuar, se ka qenë një mashtrim pasi ata nuk kanë marrë asnjë bonus, gjë e cila ka bërë qytetarët të revoltohet.

“Më ka ardhur një mesazh e kam marrë,aty thotë se do të ketë bonus 5 mijë lekë reja për fëmijët në moshën 10-vjeç,  këta thonë është gënjeshtër”- thotë një qytetare, për Mcntv.

“Janë rrenat e shtetit”– thotë një tjetër qytetar i indinjuar.

Ndërkohë në lidhje me këtë rast,  punonjësi i bankës, ka sqaruar se qytetarët kanë rënë pre e një njoftimi të rremë.

“Nuk është e vërtetë, kjo është gënjeshtër. Në bankën tonë shpërndahet vetëm bonusi i Bashkisë.” ka thënë ai për Mcntv.

Ditën e djeshme, qytetarët kanë denoncuar disa raste ku persona anonim ftonin të gjithë ata që kanë fëmijë deri në 10 vjeç, të tërheqin një dhuratë nga qeveria për Ditën e Verës në 14 mars me certikatë personale dhe një familjare, dhe mesa duket shumë qyetarë kanë rënë pre e mashtrimit.

Në fotot e siguruar nga Dosja.al ditën e djeshme, u pa se përpara bankës ishin mbledhur dhjetëra njerëz që prisnin në radhë, ndërkohë që mungonte distancimi social dhe shume prej tyre nuk kishin vendosur maskën.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qyetataret grumbull ne tirane qyetataret grumbull ne tirane

Sondazh

Poll