Aktualitet

Arrestohet në Malin e Zi 23-vjeçari, dyshohet se ekzekutoi Behar Sofian në qendër të Tiranës, është duart e policisë sh

12 Mars 2021, 20:39 Nga DOSJA
Arrestohet në Malin e Zi 23-vjeçari, dyshohet se ekzekutoi Behar

TIRANË– Një 23 vjeçar, të cilit ende nuk i dihet identiteti është në duart e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian në qendër të Tiranës. Top-Channel shkruan se 23-vjeçari është vënë në pranga në Mal të Zi, autoritetet e të cilit e kanë ekstraduar në vendin tonë, në mesditë. 

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, 23-vjeçari dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 25 shkurtit, pranë Piramidës në Tiranë.  23-vjeçari është nga periferia e Tiranës, por për arsye hetimore, ende nuk është zbardhur identiteti tij.

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e 25 shkurtit te Piramida. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i përfshirë në trafikun lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve.

Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut. 

(A.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 23 vjecari per vrasjen e behar sofias atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia arrestohet 23 vjecari per vrasjen e behar sofias atentat behar sofias behar sofia vritet behar sofia

Sondazh

Poll