Aktualitet

U dhunua fizikisht nga 28-vjeçar, mjeku Aranit Goga rrëfen çfarë ndodhi brenda ambulancës: Fillimisht më qëlloi me grusht

12 Mars 2021, 20:35 Nga DOSJA
U dhunua fizikisht nga 28-vjeçar, mjeku Aranit Goga rrëfen

TIRANË – Aranit Gogo, mjeku i dhunuar nga një i ri thotë për Fax News se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Dritan Hoxha” brenda autoambulancës.

Familjarët Avjerino Vjerës kishin njoftuar ambulancën pasi nuk stabilizonin dot gjendjen e tij, ndërsa dyshohet se ishte nën efektin e substancave narkotike.

Gogo thotë se ka qenë me dy familjarë të të riut dhe një infermiere në urgjencë kur Vjera është bërë agresiv duke e goditur fillimisht me grushta e më pas me çka gjetur në mjet. Për pasojë mjeku ka marrë dëmtime në këmbë ndërsa njërën dorë e ka me frakturë të rëndë. Ai momentalisht ndodhet në shtëpi me raportë 6 javore, ndërsa pohon se prej disa vitesh është mjek urgjence në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gogo rrëfen se kur ka ndodhur incidenti me pacientin e tij të cilin po e dërgonte në spital, shoferi ka ndaluar mjetin dhe bashkë me të afërmit kanë arritur ta neutralizojnë të riun. Është njoftuar menjëherë policia e cila ka mbërrutur në vendngjarje, ku pas marrjes së ndihmës shëndetësore, të dy janë shoqëruar në Komisariatin Nr.2 ku kanë dhënë edhe dëshmitë e tyre.

Marrë nga: Faxnews 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aranit gogo aranit gogo

Sondazh

Poll