U bën bashkë të gjitha kompanitë dhe rritën çmimet e plehrave kimike, Autoritet i Konkurrencës nis hetimet: Ndahuni ose j
12 Mars 2021, 16:28Nga DOSJA
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim tremujor për tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe imputeve bujqësore, pasi dyshohet se po abuzohet me çmimet dhe me të drejtat ekskluzive nga kompanitë e këtij tregu.
Sipas njoftimit të konkurrencës në datë 11 Mars 2021 është realizuar një monitorim në treg si dhe në ambientet e Shoqatës Shqiptare të Plehrave Kimike dhe Inputeve Bujqësore dhe është vlerësuar se disa nga ndërmarrjet gëzojnë të drejta ekskluzive në tregtimin e produkteve të mbrojtjes së bimëve, me qëllim vlerësimin e konkurrencës në këtë treg. Ndër të tjera Autoriteti i Konkurëncës ka paralajmëruar kompanitë që të ndahen ose do të gjobite.
Disa ndërmarrje gëzojnë të drejta ekskluzive në tregtimin e produkteve të mbrojtjes së bimëve;
Ndërmarrjet kanë realizuar importe të përbashkëta dhe kanë siguruar gjendje të produkteve në magazine duke i shitur ato me çmime shumë më të larta se kostot e blerjes së tyre;
Në treg operojnë ndërmarrje të konsoliduara dhe me pjesë të konsiderueshme të tregut”, njofton Autoriteti i Konkurrencës.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- 16 të vdekur dhe 681 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
TIRANË–Presidenti Ilir Meta është përplasur fizikisht ditën e sotme me efektivët e Policisë Bashkiake të Tiranës, të cilët kërkonin të nxirrnin jashtë godi...
KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku një adoleshent ka plagosur me thikë dy bashkëmoshatarë të tij. 14-vjeçari me ...
SARANDË– Një anije lundrimi “MSC Liria” është ka shpërthyer në flakë mesditën e sotme. E ankoruar prej muajsh në portin e Korfuzit, anija ka marrë flakë, p...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët ishin të shpallur në kërkim. Tre personat e arrestuar në kërkim ndërkombëtar janë : Rruzhdi Mar...
TIRANË– 863 persona janw gjobitur gjatw 24 orwve tw fundit pasi nuk zbatuan masat e vendosura anti-COVID.Policia bën me dije se u ndëshkuan me gjobë ...