Vrau dy vëllezërit Hasho 23 vite më parë, arrestohet në Itali Gerti Selimaj, ka plagosur dhe një shqiptar në vitin 2015
12 Mars 2021, 16:17Nga DOSJA
TIRANË– Gerti Selimaj, 47 vjeç, i shpallur në kërkim një muaj më parë, për vrasjen e dy vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho, është vënë sot në pranga në Itali. Mediat italiane shkruajnë se prangosja e Selimaj është ekzekutuar nga Agjentët Skuadrës Fluturuese, me bashkëpunimin e kolegëve nga Komisariati i Martina Franca.
Ai është pikasur në një apartament në komunën e Valle d’Itria dhe është vënë në pranga. Selimaj është i njohur edhe për drejtësinë italiane pasi rezulton se ka plagosur edhe një tjetër shqiptar në vitin 2015. I mbështetur edhe nga vëllai i tij i vogël, Selimaj ka i mbështetur nga vëllai i tij i vogël për arsye ekonomike, ai goditi me thikë një nga bashkatdhetarët e tij, duke e plagosur rëndë në bark.
Tashmë Selimaj është dërguar në paraburgim dhe është në pritje të procedurave për ekstradimin e tij në Shqipëri ku do të vuajë dënimin për vrasjen e dyfishtë, të ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë në vitin 1998.
Si ndodhi ngjarja në Vlorë?
Gjithçka ka ndodhur me 22 nëntor të vitit 1998 në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë. Një i afërm i Gerti Selimajt mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë. Të dy vëllezërit e dërguan në spital të plagosurin, por akoma nuk dihet se si nisi ngjarja. Në spital ka shkuar edhe i afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj, i cili u ka kërkuar llogari vëllezërve për një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Ata janë përplasur në ambientet e spitalit, më pas Selimaj ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit Hasho. Selimaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Selimaj ishte shpallur në kërkim më 12 shkurt të këtij viti pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- 16 të vdekur dhe 681 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
TIRANË–Presidenti Ilir Meta është përplasur fizikisht ditën e sotme me efektivët e Policisë Bashkiake të Tiranës, të cilët kërkonin të nxirrnin jashtë godi...
KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku një adoleshent ka plagosur me thikë dy bashkëmoshatarë të tij. 14-vjeçari me ...
SARANDË– Një anije lundrimi “MSC Liria” është ka shpërthyer në flakë mesditën e sotme. E ankoruar prej muajsh në portin e Korfuzit, anija ka marrë flakë, p...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët ishin të shpallur në kërkim. Tre personat e arrestuar në kërkim ndërkombëtar janë : Rruzhdi Mar...
TIRANË– 863 persona janw gjobitur gjatw 24 orwve tw fundit pasi nuk zbatuan masat e vendosura anti-COVID.Policia bën me dije se u ndëshkuan me gjobë ...