Sport

Bie Vllaznia në Shkodër, ndalet Kukësi në Elbasan. Befasojnë Bylisi dhe Apolonia…

12 Mars 2021, 17:18 Nga DOSJA
Bie Vllaznia në Shkodër, ndalet Kukësi në Elbasan.

TIRANE – Java e 24-t e Superiores nisi me surpriza. Vllaznia humbi 1-2 në “Loro Boriçi” përballë Bylisit, kurse Kukësi-Apolonia në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim 1-1.

Kuqeblutë e Brdariç, me gjasa kanë harruar të fitojnë në këto javët e fundit. Ndaj Bylisit ishte ndeshja e pestë pa fitore. Vendasit e nisën mirë ndeshjen. Haris Dilaver (14’) e kaloi Vllazninë në avantazh, por ekipi ballshiotët nuk u dorëzuan dhe siguruan tri pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë, falë golave të Renato Spahiut (75’) dhe Anthony Beji (90’+3) në pika e penalltisë.

Sakaq edhe Kukësi vazhdon të shfaqë probleme. Ekipi verilindor nuk ia doli të thyejë Apoloninë, sfidë ku mbeti me dhjetë lojtarë që në minutën e 42-të, pasi Altin Bytyçi u ndëshkua me karton të kuq. Agim Ibraimi (45’+3) ktheu në gol një penallti dhe e kaloi Kukësin në avantazh, por fierakët reaguan barazojnë në 1-1 me anë të Mario Gjatës (86’). Gara për mbijetesën e Apolonisë është e ashpër, teksa Kukësi nuk fiton prej 5 ndeshjesh.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apolonias bhylis java e 24 kukesi superiorja vllaznia apolonias bhylis java e 24 kukesi superiorja vllaznia

Sondazh

Poll