Aktualitet

Shqipja gjuhë e parë! Revoltohen banorët e Dropullit, rrëzojnë tabelat rrugore (Foto)

10 Maj 2019, 10:09 Nga DOSJA

DROPULL– Tabelat dygjuhëshe në jug të vendit janë kthyer sërish në “mollë sherri”.  

Tabelat e vendosura nga ARRSH- ja disa ditë më parë në fshatin Dhrovjan të Dropullit, i cili banohet edhe nga pakica greke janë hequr.

Dosja.al mëson se banorët janë irrituar nga vendimi i fundit për heqjen e tabelave ekzistuese.

Foto nga fshati Dhvrojan

Disa ditë më parë ARRSH-ja vendosi tabela të reja për emrat e fshatrave në jug të vendit , pasi ato ishin të vendosur njëherë në greqisht dhe më pas në shqip. Kjo binte në kundërshtim me ligjin shqiptar. Tashmë tabelat e reja janë në shqip dhe më pas në gjuhën greke. Lidhur me rastin u interesua edhe ministri i Jashtëm i Greqisë, , i cili tha se po qëndronte në kontakt me qeverinë shqiptare për zgjedhjen e rastit. (Lexo këtu)

J.V/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e fshatit dhvrojan emrat e tabelave në gjuhën shqipe hiqen tabelat në jug banorët e fshatit dhvrojan emrat e tabelave në gjuhën shqipe hiqen tabelat në jug

Sondazh

Poll