Aktualitet

I grabitën miliona në banesë, flet mjeku i traumatizuar: Më është mbyllur njëri sy nga goditjet, ishin profesionistë

10 Maj 2019, 09:57 Nga DOSJA
I grabitën miliona në banesë, flet mjeku i traumatizuar: Më

LIBRAZHD– Mjeku Kujtim Albrahimi, banesa e të cilit ra pre e grabitësve gjatë natës së kaluar ka treguar detaje rreth ngjarjes. I traumatizuar dhe në gjendje shoku, Albrahimi ka treguar se grabitësit ishin profesionistë dhe kishin arritur të fiknin sinjalin e alarmit.

Ai tregon më tej se nga goditjet që ka marrë si pasojë e përleshjes me grabitësit, i është mbyllur njëri sy.

 “Grabitësit kanë qenë të armatosur. Ishin profesionistë. Nga goditjet më është mbyllur njëri sy,”– mësohet të ketë thënë mjeku për Balkanweb.

Rreth orës 03:00 gjatë natës së kaluar, persona ende të paidentifikuar janë future në shtëpinë e gjinekologut Kujtim Albrahimi, i cili ndodhej bahskë me gruan e tij dhe kanë grabitur rreth 12 milionë lekë dhe bizhuteri.

Deri më tani mësohet se në prang aka rënë një elektricist nga Kruja, i cili dyhsohet të jetë një prej grabitësve.

Albrahimi ka qenë më parë edhe drejtor i spitalit të Librazhdit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet gjinekologu grabitja e banese e librazhd kujtim albrahimi grabitet gjinekologu grabitja e banese e librazhd kujtim albrahimi

Sondazh

Poll