Aktualitet

Peticioni për ndryshimin e Kodit Elektoral, sot stendat e firmosjes në fakultetet e Tiranës (Foto)

10 Maj 2019, 10:14 Nga DOSJA
Peticioni për ndryshimin e Kodit Elektoral, sot stendat e firmosjes në

TIRANË– Nisma “Thurje” ka ftuar edhe sot qytetarët që të firmosin peticionin për ndryshimin e Kodit Elektoral.

Ditën e sotme stendat e firmosjes së peticionit kundër sistemit, janë vendosur në ambientet e brendshme të Universtitetit të Tiranës në godinën e Fakultetit Filologjik, tek 9-katëshet dhe në disa fakultete të tjera të Tiranës.

“Stendat për firmosjen e peticionit sot gjenden te 9kateshet dhe disa fakultete të Universitetit të Tiranës. Bashkohu,”– shkruhet krahas fotove të publikuara në faqen e tyre në Facebook.

 “Nisma Thurje”, një organizim qytetar, më 6 prill njoftoi inicimin e një peticioni publik me moton “1 milion kundër sistemit”. Synimi i këtij peticioni është mbledhja e një milion firmave që mbështesin idenë e ndryshimit të kodit elektoral ekzistues nga proporcional rajonal me lista të mbyllura, në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Ky aktivitet është shtrirë edhe në disa qytete të tjera të vendit, si Fier dhe Elbasan.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nisma thurje peticioni per ndryhsimin e kodit elektoral stendat e peticionit nisma thurje peticioni per ndryhsimin e kodit elektoral stendat e peticionit

Sondazh

Poll