Aktualitet

Gjithë flamujt në gjysmë shtizë, nisin homazhet për ‘Dëshmoren e Atdheut”, Zarife Hasanaj

10 Maj 2019, 09:37 Nga DOSJA
Gjithë flamujt në gjysmë shtizë, nisin homazhet për

TIRANË- Zarife Hasanaj, nëntetatrja që humbi jetën në Letoni gjatë një misioni me Forcat Armatosura, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Prej orës 10:00 kanë nisur homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit nëntetares Hasanaj e cila humbi jetën pasi një minë të cilën po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë, major Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj.

Pas homazhe që do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, në orën 13:00 do të mbahet ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit”.

Vetë e ndjera është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’ pasi ra në krye të detyrës. Në nder të saj sot është shpallur ditë zie kombëtrae dhe flamunjtë do të ulen në gjysmë shtizë. Në respekt të kësaj dite sot të gjitha institucionet kanë anuluar çdo aktivitet që ka qenë i parashikuar.

Ushtarakja Zarife Hasanaj humbi jetën 3 ditë më parë në bazën ushtarake të NATO në kamp Adazi në Letoni. Ajo ishte duke u trajnuar bashkë me dy efektivë të tjerë shqiptarë, të cilët u plagosën. Klodian Tanushi, është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa Julian Kapaj, e kaloi rrezikun dhe pritet të rikthehet në Shqipëri.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet babai i zarife hasanaj ceremonia mortore dosja.al homazhet per zarife hasanaj babai i zarife hasanaj ceremonia mortore dosja.al homazhet per zarife hasanaj

Sondazh

Poll